Sot Urojmë për Ditëlindjen Aktorin e Madh të Humorit Agron Llakaj!

Aktori dhe regjizori i njohur Agron Llakaj feston sot 60 vjetorin e lindjes dhe nga zemra na del urimi :

Agron Llakaj ta Gezosh Ditelindjen! Shendet, gezime e krijimtari!

Agron Llakaj ka lindur në qytetin Memaliaj te rrethit te Tepelenes ne 24 prill 1960.

Studimet e Larta në Akademinë e Arteve i kreu në vitet 1987-1991.

Me jete te pasur artistike qe ne fillimet e para si aktor i humorit, ka marre pjese ne veprimtarite artistike kombetare ne kete fushe si dhe ne programet me te pelqyera vecanerisht ato te pas viteve 90-te, si “12 në Hollivud”, “12 vallëzime pa një të shtune” dhe “12 jave rreth fatit” etj.

Në transmetimet e spektakleve televizive më të shikuara si ajo e “Telebingo”, Llakaj ka qënë prezent prej viteve 1996 -2002.

Ai ka bashkërealizuar filmin “Titaniku” me TV Klan në vitin 1998.

Drejtor artistik, prezantues, moderator dhe aktor i spektakëlit të humorit “Al pazar” ne Vizion Plus.
Eshte nderuar nga Presidenti i Republikës Bamir Topi, me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”.

Gezuar Ditelindjen Mjeshter i Madh!