Sot në Ditën e Mësuesit Kujtojmë Shkrimtarin e Shquar për Fëmijë, Mësuesin e Popullit Bekim Harxhi

Sot ne Diten e Mesuesit kujtojme te paharruarin shkrimtarin e shquar per femije, Mesuesin e Popullit Bekim Harxhi.


Me Profesor Bekimin kemi qene ne nje lagje , ne lagjen nenkala, Pazari i Vjeter.Ishte dhe per mua mesuesi i pare per hapat ne fushen e letersise per femije.

Profesor Bekimi ishte njeri i mire, i dashur dhe i komunikueshem me te gjithe banoret e qytetit, i njohur ne gjithe vendin, si pedagog dhe shkrimtar, njeri me shumë vlera dhe kontribute, i formuar me personalitet dhe kulture qytetare njerezore.

Gjirokastren e donte dhe per te punoi shume per çeshtjen e shkolles, arsimit, kultures dhe letersine per femije.

Njihen kontributet e tij ne arsim e kulture, si studjues i historisë së arsimit, i figurave te Gjirokastres ne kete fushe, si pedagog dhe metodist, hartues tekstesh mësimore.

Ish nxenesit, studentet dhe koleget nuk e harrojne per ndihmen e pakursyer qe ju ka dhene per probleme te edukimit dhe pedagogjise, punonjesit e kabinetit pedagogjik vleresojne studimet e tij shkencore mbi pervojen dhe eksperiencat ne fushen e arsimit, te filialit te Universitetit Eqerem Cabej ku ka dhene mesim per leksionet cilesore e te kendshme, fjalet dhe shprehjet e tij te urta dhe te buta, me komunikim te ngrohte dhe miqesor.

Profesor Bekimi ishte poet, poezite e tij mbahen mend edhe sot. Ne gjimnaz ishte ne nje rreth letrar me Ismail Kadarene, Dritero Agollin, Agron Ficon, Hyske Borobojken, shkrimtare te shquar.
Ai iu perkushtua me shpirt dhe krijimtari te paster dhe cilesore letersise per femije. Shkroi vjersha, tregime, gje e gjeza, anekdota. Mjafton kjo kopertine per te mesuar vetem disa nga librat e tij:

Per jeten dhe kontributin e tij ne arsim kulture, letersi per femije etj. Bekim Harxhi eshte nderuar me disa tituj dhe me titullin Mesues i Popullit:

Bekim Harxhi ishte njeri i ndershem dhe merakçi ne cdo pune qe niste me nje kontribut te madh por dhe te panjohur per te tjeret si ne fushen e krijimeve humoristike .

Ai ke pergatitur me qindra pjese humoristike, librete te plota per nje numer estrade, per estraden profesioniste te e Gjirokastres, Sarandes etj. nje pasuri e madhe kjo e krijimtarise se tij e pa shfaqur deri sot ne ndonje liber te kesaj natyre por qe spektaktoret gjirokastrite edhe pse nuk e kane ditur kane qeshur me shpirt me humorin e tij.

Ngarkesa e kujtimeve ne nje dite si kjo, Dita e Mesuesit, qe eshte dhe Dita e tij, eshte e madhe dhe pak per t`i thene ne nje shkrim te vetem, ashtu dhe kujtimet, vleresimet dhe nderimet tuaja per Profesor Bekimin per jeten dhe veprimtarine e tij krijuese, si pedagog i shkelqyer, shkrimtar i shquar per femijet e, mbi te gjitha, si njeri i perkryer qe nuk do te harrohet kurre.