"Sot është 102 Vjeçe" - Gruaja më e Moshuar në Amerikë është nga Gjirokastra! Ja Sekreti i saj pa pirë asnjë ilaç!

Gruaja me e vjeter në Amerikë eshte me shume mundesi gjirokastritia Vasillo Sevo, rrobaqepesja qe kemi shkruar ca kohe perpara, nga me te mirat ne zanat po qe tani mesojme se eshte dhe 102 vjeçe.

Nga viti 1993 ajo jeton ne New Bedford, Massachusett te Amerikes. Ashtu si ne shtepine e jetes ne Pazar te Vjeter edhe ne Amerike ka qene shtepiake, ka bere ndonje pune dore po jo per te nxjerre ndonje leke. Nga gatimet nuk ka hequr dore, si ne Gjirokaster dhe ne shtepi ne Amerike.

Nga tenxheria nuk ka hequr dhe nje dite te vetme mishin, gatuan gjithmone gjelle me mish, me oriz, me patelxhane, qofte, dy here ne jave pashaqofte, shqeto lunxhi, benme byreqe me qumesht, me lakra, me opriz, qollopite e shapkat, perdor trahanane, mumuligen dhe paparen. Keto kur e merr malli, per nostalgji te gatimeve te vjetra te lagjes ku eshte rritur.

Sot eshte 102 vjece. Ka qene e qete nga ana emocionale,tere jeten ka ngrene buke shume avash,corapet te pahequra nga kemba dhe nuk ka perdorur ilace.

Dy fjale per prinderit e saj dhe per jeten e saj ne Gjirokaster.Prinderit e saj u martuan ne vitin 1916 dhe shkuan ne Amerike. U vendosen ne New Bedford,Massachusett.

Ajo lindi me 1 korrik 1918.Ne vitin 1924 ose 1925 kthehen ne Shqiperi ku jetuan ne lagjenVarosh. Vasillua vazhdoi shkollen ne Varosh ku mbaroi 5 klase.E terhiqte vecanerisht puna e dores me mesuese zonjen Leman.Ne shtepi kishin nje makine Singer ku bente ndonje qepje.

Keshtu zanatin e mesoi me te vjedhur. Sebep per martese me Koço Sevon, mesues, u be Thoma Papapano.Martohet ne vitin 1950 dhe disa vite ne Permet dhe ne vitin 1957 ne Gjirokaster ku ushtroi profesionin e rrobaqepeses dhe sic shkruam ne fillim te shkrimit nga viti 1993 banon me familjen e djalit ne Amerike.