Poeti gjirokastrit Agim Liçe në maratonën ndërkombëtare të poetëve me 8-ditë-8-poezi

Per poetin gjirokastrit Agim Liçe sot është dita e parë e pjesëmarrjes se tij në maratonën ndërkombëtare të poetëve me 8-ditë-8-poezi;

#PeetMeNotLeake. Ai eshte nominuar nga poeti Çano Nora
për të postuar një poezi çdo ditë, për 8 ditë si dhe një foto  bashkangjitur për secilën poezi…

Ne kete bashkebisedim te poeteve, Agimi shkruan:”

Çdo ditë do të ftoj një mik/e për të bërë të njëjtën gjë, duke vazhduar kështu stafetën e sfidës. Sot, unë jam duke ftuar në sfidën e maratonës poeten Manushaqe Toromani, për të postuar poezitë e saj për 8-ditë.
Suksese!
Poezia ime e parë për ditën e parë të maratonës me titull: ZANA E UJIT!

E lirë lundronte në mbretërinë e detit
Në perëndim kur dielli fundos ngadalë
Një zanë më zgjoi imagjinatën time
Kur shfaqej mbi ujë dhe humbiste nën valë!

Imazhin e saj përmbi valë vështroja
Perëndim horizontesh, deri në pafundësi
Nuk di, ishte hyjneshë e bukur deti,
Imagjinatë e çmendur, apo magji!?

Përmbi trup flokët e lagur pikonin
Përmbi gjoksin e saj rrëshkisnin vilarë
Në lëkurën e mëndafshtë currilat vizatonin
Valët nën këmbë, ledhatonin ngadalë!

Po ç’dreqin ishte kjo qënie e çuditëshme
Kur unë afrohesha,…. ajo ikte largë
Hyri brenda meje, shpirtin ma grabiti
E trishtimin më fali… të vetmen dhuratë!
AGIM LIÇE

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com