Ne Sarande, pushoni nga Pllakat,ne lokalin e Likut ku do shijoni peshk te fresket dhe gatime te tradites...

Ku do te lahemi sot?
E ku tjeter vecse nga Pllakat!…

Keshtu shprehen te  mirekuptuar jo vetem  sarandiotet por edhe  pushuesit gjirokastrite etj.

Cdo vere Pllakat kane qene vendi me i preferuar,me uje te paster, ambIiente per te ngrene dhe per te pire, per te pushuar i qete e larg zhurmave…

Edhe kete vere pushuesit “veterane” te Pllakave e kane bere zgjedhjen, nuk jane ndare nga ambientet rreth lokalit ku sherben Liku, nje nder me te vjetrit sarandiot i pandare nga sherbimi per pushuesit gati ne cdo stine te vitit.

Liku njihet nga te gjithe per sjelljen dhe sherbimin cilesor.
Ne lokalin e tij, verande me hije e pamje fantastike, vecanerisht ne mbremje, pas notit dhe pushimit te gjate nen rrezet e diellit, kalon nje dreke apo darke te bollshme , cilesore e te shijshme me peshk dhe fruta deti te fresketa por dhe me nje meny tjeter po aq te pasur me gatime te tradites.

Liku pushuesit i pergjigjet me produkte e gatime te castit, sherbim dhe sjellje miqesore, mban nuzike te perzgjedhur, te qete.

Nese deshiron, porosit ne mengjes dhe dreke e darke tavolinen e ke te rezervuar dhe gati.

Por kete vere, edhe Liku e ka nje shqetesim.Sic duket dhe ne foto,jo i lodhur nga puna, por i trishtuar per situaten e krijuar per te cilen thote se s`ka asgje te perbashket me pushimet e viteve te kaluara.

Eshe pse i kenaqur qe nuk e kane harruar miqte e vjeter, pushuesit nga Gjirokastra e rrethet e tjera,  nje merak e ka, me syte nga “rruga”eshte ne pritje se cdo te ndodhe ne ditet ne vazhdim te kesaj vere te trazuar me virus…