Ne kete 7 Mars te paharruar ne kujtimet tona: Dhimiter Kokaveshi, Vasil Ristani dhe Mustafa Hysi

Dhimiter Kokaveshi Lindi ne Himare por jeten e shkoi ne qytetin e Gjirokastres ku ushtroi profesionin e mesuesit te muzikes.

Njihej e respektohej nga te gjithe per sjellje qytetare, per dituri dhe urtesi, i vleresuar ne profesionin qe ushtronte, i dashur me koleget dhe nxenesit.

Shume vite ishte mesues muzike ne shkollen e mesme pedagogjike, ndersa vitet e fundit ne shkollen artistike Feim Ibrahimi ku jepte instrumentin e fizarmonikes.
Pervec muzikes qe ishte dashuria e tij e pare Dhimitri kishte nje pene plot stil dhe elegance dhe ne letersi, shkruante poezi dhe botonte libra ne greqisht dhe shqip.
Ai u largua nga kjo jete ne moshe qe nuk pritej, sa doli ne pension, duke lene pas emer, pune, krijime dhe kujtime te mira!

Vasil Ristani perfundoi studimet ne Universitetin e Tiranes,ne degen gjuhe- letërsi franceze dhe e ushtroi mesimdhenien ne shkollat e mesme te Gjirokastres.

Pas viteve 90 kreu specializime jashte vendit dhe ishte bashkethemelues i Frankofonisë ne qytetin e Gjirokastres, hartues dhe organizator projektesh per edukimin e nxenesve me dashurine per gjuhen frenge.

Vasil Ristani i perkiste brezit te intelektualeve te shkolluar , te ditur dhe te perkushtuar per shkollen dhe arsimin, pergatitjen e brezit te ri me formim qytetar dhe professional.

Ai do te kujtohet nga koleget dhe nxenesit e tij mesimdhenes dhe metodist profesionist. Korrekt dhe paqesor ne marredhenie me ta, edukator i urte dhe i mencur.

Në moshën 58-vjeçare u nda nga jeta mesuesi i edukimit fizik i shkolles Koto Hoxhi, futbollisti legjende dhe trajner i ekipit te Luftetarit, Mustafa Hysi.

Hysi ishte simbol i klubit Luftëtari në vitet ’80 dhe trajnoi për shumë sezone skuadrën gjirokastrite si në Kategorinë Superiore dhe në Kategorinë e Parë nga ku e ka shpallur dhe kampion.

Mustafa Hysi ka lënë gjurmë të mëdha edhe ne pergatitjen e brezit te ri te futbollisteve gjirokastrite qe kane perfaqesuar Luftetarin ashtu dhe futbollin shqiptar.

I paharruar kujtimi i tyre!