Manushaqet e Prillit nga Ferrat e Manalatit ne vargjet e Violeta Muços, foleses se Radio-Gjirokastres ne vitet `70

Manushaqet e Prillit nga Ferrat e Manalatit ne vargjet e Violeta Muços, foleses se Radio-Gjirokastres ne vitet `70

Gjirokastritia Violeta Muço Anastasi nga vitet 70-te ka qene folese e Radio Gjirokastres.

Kishte ze te bukur e te pelqyer per degjuesit e radios.

Pas viteve 90 te dhe ajo me familje emigroi ne Itali dhe ne keto dite te ngarkuara me shqetesime e dhimbje nga situata qe ka krijuar koronavirusi ndjenjat i shpreh edhe me poezi.

Ja si shkruan ajo ne faqen e saj ne fb:

“Jam e detyruar te rri…E veshtire per mua qe nuk Jam mesuar…Dua te dal te vrapoj, te shetise dhe ne kete periudhe, te gjendem ne mes te manushaqeve te çelura, me aq magji, si lajmetaret e pranveres. Me manushaqet identifikohet emri im due aroma qe me pelqen me shume te mbaj.
Por kete pranvere nuk do t`i shijoj dot!! Me duket se me kane rrembyer nje vit nga Jeta!!
Kur papritur me erdhi nje foto, nga oborri i shtepise time ne Gjirokaster! Vitoria, nusja e shtepise me nje aq mire dhe e di çfare do te doja ne kete periudhe te ngarkuar nga ana psikologjike… Sa bukur ka mbire Kjo manushaqe ne oborr e sjelle nga ferrat e vreshtave!”
Ja vargjet per Manushaqet e Prillit

Te lagura nga vesa
Fshehur ndene ferre,
Aroma qiellore
Qe ndjellin pranvere.

Pranvere ne zemer
Diellin ne sy
Kur shfaqen papritur
Porsi nje HYRI!

Vrapoj me nje fryme
Nje nga nje i mbledh
Dhe ti o shpirti im
C’ do mengjes ti sjell!!

I merr pernjeheresh
I ve ne gershet
Oh i lumi une
Kur me buzeqesh!!

Duket sikur vijne
Nga nje tjeter bote
Akujt zene e shkrijne
S’ rezistojne dot!