Kujtesë/ 40 Vjet më Parë Sefedin Braho Shënoi Gol Kundër Finlandës, Po Cili Eshtë Bilançi i Tij me Fanellën Kuqezi?!

Mjeshtri i Merituar i Sportit, Sefedin Braho qe ka nderuar fanellen e Partizanit, te Luftetarit dhe Kombetares, 40 vjet me pare, ne ndeshjen me Finlanden, me 3 shtator te vitit 1980 shenoi golin e pare dhe krejt ndeshja u mbyll 2-0, ndeshje historike per futbollin shqiptar.


Ja nje bilanc i pjesemarrjes dhe rezultate te Brahos ne ndeshjet jashte vendit, sipas gazetarit te njohur Uvil Zajmi:

Nëntë ndeshje dhe një gol me Kombëtaren.

Ky është bilanci i Brahos me fanellën kuqezi.

Ka luajtur kur ishte me Partizanin, por edhe kur luante me Luftëtarin. I marrë nga Myslym Alla në ndeshjen e gjashtë majit 1973 në Tiranë ndaj Rumanisë 1-4. Pastaj me Ilia Shuken në dy takimet pasardhëse: me Finlandën 1-0 dhe RD Gjermane 1-4 dhe, pas shtatë vitesh bashkë me rikthimin e futbollit shqiptar në kompeticionet europiane, rikthehet edhe Braho në përfaqësuese.

Katër takime me trajnerin Zyber Konçi, madje në Tiranë ndaj Finlandës në vitin 1980 realizon golin e parë në fitoren 2-0. Dhe, takimi i fundit po në vitin 1980, në Tiranë ndaj Austrisë 0-1.

Me klubet ka qenë një ndër futbollistët e marrë si përforcim në disa takime. Spikatin ato të Partizanit ndaj Sëlltikut, Rijekës dhe Malmos. Por, edhe Dinamo e ka marrë kur luajti kundër Aberdinit në kohën kur trajner ishte Bahri Ishka.

Nje bilanc i pasur qe e ben Brahon krenar per kontributin e madh qe ka dhene per futbollin shqiptar dhe po aq te dashur e te adhuruar nga mijera tifoze qe e kane duartrokitur per lojen e tij spektakolare dhe si goleshenues i jashtezakonshem.