Foto Vasil Malo për vjershëtorin popullor Vehip Mërkuri (Qorri) RREZE NGA NATA E NJË POETI

FOTO VASIL MALO për vjershëtorin popullor Vehip Mërkuri (Qorri)
RREZE NGA NATA E NJË POETI

Shumë vite më parë, në një gazetë shqip të emigracionit, botova një shkrim për vjershëtorin popullor Vehip Mërkuri (Qorri), me titull “RREZE NGA NATA E NJË POETI”. Po riprodhoj nga kujtesa disa gjëra.

Vehip Qorri banonte në azilin e Pleqve, tek shtëpia e madhe e Hadërajve. Afër lagjes Meçite. Ishte nga një fshat i Kureveleshit. Thuhej se kishte humbur dritën e syve nga një bombë pas Luftës së Parë Botërore. I dallohej e bardha e syve.
Nuk shikonte fare, prej dhjetra vitesh. Ishte plak, trupdrejtë, ecte me bastun dhe shkonte përditë te Qafa e Pazarit, 200 hapa larg, atje ku punonin hamejtë dhe shkarkoheshin frutat. Hamejtë mbanin në samar kosha të mëdhenj. Ndalonin nga pak, kuvendonin dhe argëtoheshin me xha Vehipin. Plaku i njihte nga zëri dhe ata e ngacmonin e i kërkonin t’u thurte bejte. Χha Vehipi improvizonte në çast, duke iu përshtatur personit konkret. Por vargjet nuk i bënte pa shpërblim. Duhej t’i jepnin ndonjë frut nga koshi plot.

I kërkoi një bejte për veten edhe Maliqi, një burrë i shkurtër por me trup të fuqishëm.
– Si e ke emrin?
– Μaliq
Xha Vehipi:

– O Maliq, more Maliq,
Ku i gjete këta miq?
Tepelenë e në Kardhiq.
Na ngopënë rrush e fiq!

Κaloi Engjëll Fino, gazetar më pas.
-Ku po vete, Ëngjo?
– Νë Mashkullorë.
Xha Vehipi:
– Engjua me çantë në dorë
Është mësus në Mashkullorë.

Kishte njohur dhe Ismail Kadarenë, por i ri atëhere. E njihte nga zëri. E kishte cilësuar: “Mëndje e tij-plot alitrika!”.

 

 

Krijonte dhe nuk i shkruante. Nuk mundtte.
Një fletore me vjersha ia kishte mbajtur marangozi Mevlan Mërkuri, pranë Qendrës Arsimore, nip i tij. Nuk e di ku përfundoi fletorja.
Nuk dihet ku u varros dhe a di njeri gjë për vendvarrimin e tij. Edhe Homerit nuk i dihet varri.
U botua dikur një vjershë e tij në një tekst shkollor:
– Dilni, shokë, dilni, të gjithë në punë.
Mos u dobësoni, mos bini në gjumë!
Thirri gjithë shokët, se do vi dhe unë.
Bota do fitojë vetëmë me punë!

Κy varg i thjeshtë dhe madhështor kishte brenda moton e kohës dhe filozofinë popullore. Mjafton dhe kaq të hysh në histori.