Foto e rrallë/ Këngëtarja e Njohur Luçie Miloti me Artistin e Popullit Naim Frashëri

Foto e rrallë/ Këngëtarja e Njohur Luçie Miloti me Artistin e Popullit Naim Frashëri

Kengetarja Luçie Miloti qe ka interpretuar mbi 500 kenge popullore ne kete foto eshte me Artistin e Popullit Naim Frasheri.

Eshte foto e paekspzuar me pare e fotografit te mirenjohur Vasil Ristani qe djali i tij fotografi i njohur Petrit Ristani e ka vendosur ne nje kend te vecante te ekspozites me foto ne vite te babait te tij Vasilit, mjeshter i shquar i fotografise artistike.

Kengetarja e famshme shkodrane Luçie Miloti nisi aktivitetin qe ne moshe 12 vjecare dhe kur mbushi 16 vjec ne Tirane aktivizohet me grupin artistik shkodran ne Radio-Tirana ku kendon “Cila syte, due me te pa”, “Per mue paska kane kysmet”, “Bishtalecat pale pale”, “Shpend ma i pare i bukurise”, “Zanusha” etj.

Me pas u aktivizua ne filarmonine e shtetit dhe Estraden e Tiranes, ne Ansamblin Shteteror te Kengeve dhe Valleve Popullore ku ketu u nderua edhe me titullin “Artiste e Merituar”.

Ne repertorin e saj kane zene vend jo vetem kenge popullore por dhe patriotike. Ajo ka kenduar ne cdo qytet te Shqiperise dhe ka marre pjese edhe ne veprimtari nderkombetare.

Luçie Miloti eshte dekoruar me Urdherin “Mjeshter i Madh”,per kontributin e shquar ne perhapjen e muzikes popullore per nivel te larte ne interpretimin e kenges popullore, duke u cilesuar si “bilbil me ze kristalor i Shkodres”.