Dhiple dhe Bakllava nga Dhoksati- Ja si i ka Përgatitur Lunxhotia Figali Vasili!

Gatimet lunxhote jane me nam dhe te ngjashme po dhe ndryshe nga ato te qytetit apo krahinave te tjera te jugut.

Ne veprimtarine Divani Lunxhot nje pjese e ketyre gatimeve ekspozohen dhe pelqehen nga pjesemarresit. Grate lunxhote i gatuajne per vete por dhe per mysafiret apo kur turiste te interesuar njohin natyren e bukur, historine dhe traditat e lunxhit dhe shijojne gjellet, byreqet, glikot, dhiplet dhe ballavate.

Njera nga grate pjesemarrese ne te gjitha eventet e Divanit Lunxhot eshte dhe Figali Vasili qe cdo vit ka ekspozuar gatime te saj. Vitin e kaluar ne kete event doli me dhiple dhe bakllava.

Dje Figua sic i flasin shkurt ne fshat kishte dhe ditelindjen. Priti urime nga fshati , vajzat , te aferm e miq, i gostiti me glikot e radhes dhe me embelsire, ndersa trapezin e shtroi me te gjitha frutat e lunxhit, edhe me kopane me rrush , arre, fiq ne vargje, bukefiqe , te gjitha te koshtit,  vere e raki po e po se e ben vete.

Me punen e duart e saj mban nje shtepi qe pret e percjelle kulture, bujari dhe mikepritje lunxhote.

Edhe lexuesit e gjirokastraonline e urojne per ditelindjen : Gezuar Jete te gjate e te lumtur!

Dhiplja dhe bakllavaja jane dy embelsira qe ajo i gatuan dhe per vit te ri e ndonje feste tjeter.

Ja fotot qe na tregojne dy tepsite, njera me dhiple dhe tjetra me bakllava.

 

Radhes tjeter do te shkruajme per perberesit dhe menyren e pergatitjes po mire do bejme qe te tregojme nese keto dy embelsira ndryshojne nga krahina ne krahine.

Shikim te mbare dhe nje urim tjeter per amvisen lunxhote Figali Vasili ” I lumçin duart!” qe i ka pergatitur sipas tradites se vjeter te gjysheve dhe nenave lonxhote!