Bahçevani gjirokastrit Vehip Sino,ngjarje me fëmijët e lagjes Punëtore

Prane fushes se Vjeter te Sportit te qytetit te Gjirokastres ne kohen e Zogut dhe pas viteve 44 kishte nje bllok me nje radhe fiq te vendosur njeri pas tjetrit. Sa te shijshem ishin fiqte, mjalt ne goje, e thone dhe te vjetrit e sotem qe i kane shijuar, fiq te zeze me vize te bardhe, si fiqte e Lunxherise dhe Laboves se Zhapes.

Per mirembajtjen e ketij blloku qe varej nga kooperativa e kombinuar ose ferma bujqesore me zyra tek Xhemaliu, nga viti 1960 kujdesej kultivuesi i shquar i asaj kohe Vehip Sino, mjeshter i perimeve dhe zarzavateve, bostanit dhe luleve qe vite me pas punoi edhe per mirembajtjen e kopshtit te shkolles “Koto Hoxhi”.

Prane bllokut me fiq ai kishte dhe nje ngaster qe e mbillte me perime e zarzavate per nevojat e veta, toke e bute dhe pjellore, buze lumit.

Aty bente domate, sallatore, paterxhane, bamje, speca, mbillte dhe disa rrenje pjeper e shalqi. Kush kalonte rruges nuk kursente. Kishte per vete, kishte dhe per boten.

Ne te ngrysur rrugen per ne shtepi e bente nga lagjja Punetore, me trasten ne sup me disa kg perime e zarzavate. Te Ura e Nanxes ulej per te pushur dhe aty femijet i kerkonin ndonje domate ose ndonje sallatore qe ai nuk ua kursente dhe ne shtepi te tij conte gjysmat.

Kjo histori me femijet i ndodhi disa dite radhazi dhe nje dite vendosi te mos merrte perime e zarzavate nga fushe.Femijet sa e pane i dolen perpara. Shkundi trasten bosh dhe femijet u merziten.

– Degjoni- u tha femijeve- nga neser, kthehuni nga fusha, beni dhe ndonje pune atje, hani domate e sallatore, merrni dhe me vete per ne shtepi.

Pas kesaj marreveshjeje,femijet ne ” kopshtin e tyre”benin ndonje pune, hanin sa donin domate, sallatore e ndonje pjeper, merrnin dhe me vete.