Aleksandër Çipa :" Je triumfal dhe prandaj nuk druhem...Jetëgjatë je, i miri yne!"

Aleksander Çipa ka percjelle kete moment ne faqen e tij ne fb nje dedikim per babane e tij Lefter Çipa, poetin e madh te Laberise  te cilit i urojme shendet e jete te gjate.

Ja postimi i plote:

Edhe sot ti e shkove nje prove loje me dhimbjen. Ndoshta me shume se aq. Por ke lindur, mesa duket, te deshmosh gjer ne dite te mbrame se forca e madhe shpesh strehohet tek kurmi i vogel! E lodhe pese muaj gjithe antologjine e dhimbjeve fizike. Por nuk te mposht. Sepse qenka e thene te na mesosh madherisht edhe me lendimet, sfilitjen, renkimet dhe estetiken tende te psheretimave. ” Zemren do ta nxirrja jashte…./ te ta falja ty perunjesisht!!! Je triumfal dhe prandaj nuk druhem. Por sinqerisht, ne gjithe kete zall te madh e te pafundem ditesh te dhimbjeve e lengatave te tua, dot nuk ta pashe lotin. Ne 53 vjet te jetes sime, nuk gjeta dot kurre nje mundesi te shoh e te lexoj lotin tend. Vete e thua: ” gur qe shkermoq deshperime…”!
Jetegjate je, i miri yne!!!

Shpirtit në venitje

Lefter Çipa

Si kalojnë vitet, si gjumi në varre,
Fuqia më pritet, gjaku s’më ka zjarre.
Shpirti më venitet, se s’pret më behare,
Nëpër mall zvarritem, shpresa s’duket fare.

Po më duken ditët, netë me errësirë,
Sikur vërtet thikët, zemërën ma grijnë.
Çdo gjë është e kriptë, qumështi bëhet hirë,
dhembje përmbi brinjë, loti loton sytë.

Koha vërtet ngriu, sytë u mjegulluan
Trupi seç më shkriu, m’u prenë këmbë e duar.
S’më fryn më veriu, se më ka harruar,
Më harrojnë qejflinjtë, me ‘ta kam kënduar.

S’di ç’mu bë guximi, pse më është larguar?
Nga meraku shpirti, më rri i trazuar.
S’po duket bilbili, ka kohë pa dëgjuar
Apo s’vjen më prilli që ish shok me mua?!

Verë e hidhëruar, duhani m’është prerë,
Kujtesa mërguar, s’ka më për tu kthen’,
Dashuritë u shuan, s’duroj dot më erë,
Fjalë e sertësuar, plakë e s’e merr dhenë.

Paska qenë kjo jetë, një erë e shpejtuar,
Gjumërehatin humba, gëzim pakësuar.
Pa mundime s’ngelem, unë mundim-rënduar
Dot tek vetja s’mbeta, lundroj dëshpëruar.

Hapësirë e ngushtë, deti një kazan
Errësirë e shumtê, nata veç më plak.
Besimi i ngurtë jep e merr me xhan.
Filli n’u këputtë, s’më vjen keq aspak.

Nga libri “Vij nga drita”
OMBRA GVG Tiranë 2014