in

Nga Sheshi i Kokones:-Sa te vemi ne Qafe te Pazarit, mbase na marrin dhe mesojme si e kaluan Vitin e Ri ne Çikago?!

Mengjesi i dyte i ketij viti te ri, shoqet gjirokastrite i gjeti tek Sheshi i Kokones me telefona ne duar.

Dukeshin te shqetesuara e me leshra perpjete.

– He mi, si u gdhive?

-Mire mi, mire, po me mbaroi oferta dhe kam merak se dua te di si e kaloi vajza Vitin e Ri ne Çikago!

-Edhe une, nje hall kemi..Tek djali ne Nju Jork e kam koken!

– Mos me thuaj dhe ti qe te mbaroi oferta?!

-E di, nuk do me besoç, po me mbaroi sa hyri viti i ri.

-Vertete mi?  Mos me genjeç, se e zeza ti!

-Per koken e babait. Qe ta besoc, vemi ne Pazar mbase jane hapur vodafonet!

– Mire thua, sa te vemi ne, mbase na marrin, mesojme si jane e si e kaluan vitin e ri..

-Hapim dhe gjirokastraonline se shkruajne Kocua nga Selcka, shok me djalin tim dhe ajo mi se per nje cik i harrova emrin Rajmonda e Lilos, vajza e te mirit Zijait nga Manalati…

-Nuk shkruajne vetem ata jo, shkruajne edhe te tjere…

What do you think?

Written by admin

Moti ne diten e pare te 2021 ne Gjirokaster

Drejt Çajupit me aparatin fotografik