Ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh” Qerim Sula, nje nga këngëtarët më të njohur të zonës së Dibrës.
Ai mori pjesë në vitin 1967 në ansamblin “Dibra”.
Në vitin 1968, kur debutoi për herë të parë në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, u vlerësua me çmimin e parë.
Pjesëtar i Estradës Profesioniste të Peshkopisë, i ndjeri Qerim Sula u aktivizua në programe e shfaqje artistike brenda e jashtë vendit, si në Turqi, Belgjikë, Austri, Gjermani, etj. I lidhur pazgjidhshmërisht me vendlindjen, ai dha kontribut në ruajtjen e folklorit të zonës së Dibrës, duke emetuar dy albume me këngë dibrane.
Artisti Qerim Sula do të prehet në varrezat e Zalldardhës në Dibër, sipas amanetit që la.!