Ministri Bledi Çuçi jep dekoraten e vecante ne Gjirokaster

Frontex është një agjensi e BE-së përgjegjëse për koordinimin e kontrollit kufitar midis vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera në Zonën Shengen. Njihet zyrtarisht si Agjensia Evropiane e Kufirit dhe Rojes Bregdetare.
Shqiperia ka dy vjet bashkepunim me FRONTEX. Kjo marreveshje ka shenuar rezultate impresionuese duke dhene kontribute te medha ne kontrollimin dhe frenimin e migracionit te paligjshem. Sot ministri i brendshem Bledi Çuçi dekoroi disa zyrtare te larte te ketij misioni ne nje ceremoni te zhvilluar ne drejtorin rajonale te kufirit ne Gerhot te Gjirokastres.
Ministri Çuçi akordoi medalje nderi për z. Zoltán Nagy, i cili është ndër drejtuesit e njësisë, ndërsa kreu i Policisë së Shtetit z. Ardi Veliu u dha certifikata mirënjohje dy koordinatorëve të këtij këtij misioni z. Mathias Roeske dhe z. Goran Borovnik.