" Te lumshin duart! Kështu bëhen qahitë në Gjirokastër!"

Sot gjirokastritia Nina Dhrami qe ka vite me banim ne Itali po qe dhe ne Gjirokaster vjen shpesh, pergatiti per dreke qahi me spianq.

Shoqeve te saj u mbeti syri tek tepsia me qahi ashtu si behen ne Gjirokaster duke e uruar edhe me shprehje te tilla si” Te lumshin duart”Keshtu na edukoi Gjirokastra”, “ Ju befshin mire ,po qe na zilepse moj Nina”,“I paske qare keto qahite”,” Sa te mira” etj.

Nina ka shpjeguar se kur ishte ne Gjirokastër qahite i shkembente me Haxhene nga dritarja e dimërores, me qollopite.

“E kam akoma ndjesine e mire te qollopites qe bente Haxheja” ju thote shoqeve dhe i fton qe” dreken ta hane se bashku”.

Shoqet i kane kerkuar receten por per mungese kohe ndoshta ende nuk e ka hedhur ne faqen e saj .

Nisur nga kjo menduam te hedhim receten tone nga libri i kuzhines gjirokastrite, shoqeruar me dy foto, qahite aq te bukura ne forme po ende te pa futura ne furre  dhe ato te pjekura gati per t`i shijuar.

Ja receta:

Normativa per 5 persona
Spinaq 1,5 – 2 kg, veze 4 kokrra, yndyrna 300 gr, djath i bardhe 200 gr, miell 500 gr, koper e njome.

Pasi spinaqi lahet, pastrohet nga kercelli i trashe dhe grihet ne madhesi 2 – 3 cm.Vendoset ne tave, shtojme ne te koper te njome te grire, vezet, djath i bardhe i thermuar, pak vaj ulliri, kripe, piper i zi. Perzihet duke e marre me duar dhe eshte gati per mbushje. Petet e hapura per byrek vendosen 2 cope mbi njera – tjetren, sperkaten me yndyre ne gjithe gjatesine e tyre, vendoset sasia e spinaqit dhe mbeshtillet me pete ne forme ruli, priten me thike ne forme rombesh (nga 4 gisht te gjera) dhe rradhitet ne taven e lyer me yndyre per te pjekur. Keshtu veprojme derisa perfundojne petet dhe sasia e spinaqit.Piqet ne temperature mesatare.

Kjo eshte receta. Tani edhe mund te komemtoni!

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com