Tavë me peshk deti, por ja se cfarë na ndodhi!

Sot per dreke pergatitem nje tave me peshk deti, ndersa per ilustrim ne krye te shkrimit tone kemi vendosur nje tave qe e “vodhem” nga faqja e Donika Jorgji Llusho (Restorant Kamping Corner Riverside) Sarande.

Pse e beme kete do ta mesoni me vone po tani po ju tregojme perberesit dhe menyren e pergatitjes se taves, per 3 persona.

Perberesit: 3 koca deti, 5-6 patate, 2 karrota,pak selino,l spec djeges.5 thelpinje hudher,i tufe majdanoz,150 ml vere e bardhe,3 gjthe dafine, kripe, piper i zi.

Perpara gatimit peshkun e marinuam me leng limoni,me pak kripe dhe piper dhe brenda barkut i vendosem 1 thelpi hudher te prea ne copa fare te vogla si dhe nje fete limon dhe disa flejetmajdanoz.

Per 4 minuta patatet e prera i vendosem ne uje te laluar, i hoqim dhe i lyejtem me vaj ulliri dhe per 10 minuta ne 180 grade i lame ne furre.

Nderkohe karrotat,selinonë,pak spec djeges dhe 2-3 hudhra i kaurdisem me perimet per 10 minuta bashkeshoqeruar me 2 thelpinj hudhër, majdanoz të grirë, pak kripë dhe piper të zi.

Kete mase e hodhim ne patatet qe nxorrem nga furra dhe mbi te vendosem peshqit dhe 2 gjethe dafine.

Taven e pergatitur e sperkatem me pak leng limoni dhe gjysmen e veres se pjesen tjeter e hodhem me vone.

Taven e futen ne furre ne 220 gradë dhe pas 10 minutave shtuam dhe sasine tjeter te veres.

Taven e leme edhe 10 minuta te tjera dhe pastaj e nxjerrim nga furra.

Sic ju thame ne fillim te shkrimit per ilustrim kemi hedhur nje tave peshku te pergatitur ne Restorant Kamping Corner Riverside ne Sarande.

Qe te jemi te sinqerte taven tone per mungese vemendjeje e lame me gjate ne furre dhe na u dogj, jo fare po jo per fotografi, si model, ndaj dhe ne vend te saj hodhem ne faqe foton e restorantit me deshiren tone te mire qe te na dergojne edhe receten, si e bejne taven e peshkut, e pelqyer nga komentuesit e shumte te faqes te restorantit.

E mirepresim per faqen tone dhe urojme qe per dreke te pergatisni nje tave sic rekomanduam por kujdes!