Tani qe jeni në karantinë, ju ka marrë malli për një byrek me lakra ose shapkat?!

 

Tani qe amvisat jane ne shtepi na shkoi mendja per nje byrek apo shapkat, po e dime qe nuk eshte e lehte. Veshtire dhe t`i gjesh!

Megjithate kush mundet , le t`i pergatise!

Amvisat me pervoje dine c`eshte byreku me lakra e c`eshte shapkati, po ka amvisa te reja qe emrin u a dine dhe i kane shijuar po ama , per te zene brumin, te hapin petet me okllai e pastaj cike e nga nje cike te pergatisin byrekun dhe shapkatin kjo mendojme se per to nuk eshte pune e lehte.

E para duhet te dine se me cfare behen, perberesit me radhe e pastaj dhe menyren e pergatitjes.

Ne kemi percjelle me pare ne Faqen tone edhe byrek me lakra edhe shapkat, shoqeruar me perberesit dhe menyren e pergatitjes, por kete radhe nga faqet e fansave shkeputem keto dy foto, byrek me lakra te egra dhe shapkat.

Nuk po i hedhim per krahasim e per te thene kush eshte me i shijshem, byreku me lakra apo shapkati.

Qellimi tone eshte qe te tregoni si i pergatisni dhe nese do beni per dreke, na dergoni ndonje foto dhe menyren e pergatitjes, te mesojne dhe ato qe ende nuk dine dhe tani ne karantine kane plote kohe per te mesuar.