Sultjaçi, ëmbëlsirë tradicionale e Gjirokastrës por dhe krahinave të tjera...

Per Pashket, sipas tradites ne familjet ortodokse behen dhe pergatitje per dreken e te dieles ku familja mblidhet rreth tryezes per te uruar GEZUAR PASHKET!

Kete radhe festa do jete ndryshe, ne distance por pa munguar mbi ttryezen e festes vezet e kuqe, rakia e vera, mishi i pjekur, ndoshta lakror dhe byrek tjeter, gjithashtu Buka e Pashkes, embelsira dhe fruta.

Na u kujtua si embelsire sultjashi qe te themi te verteten nuk e dime nese ishte embelsire e pare edhe per te Dielen e Pashkes po mendojme qe, duke qene tradicionale dhe sa mbajme mend nga femijeria pergatitej ne darkat familjare ne ditelindje, emrat etj.

Ne po e hedhim si recete se eshte e thjeshte dhe e pranuar si embelsire aq me teper tani ne kete situate me korone dhe qe nuk dalim dot nga shtepia.

Pergatiteni se eshte shume i shijshem me perberes qe e bejne ne Gjirokaster. Krahina e qytete te tjera ndoshta e bejne ndryshe, kete mund ta mesojme vetem nga ju.

Ja perberesit;

1 gote e vogel me oriz
1 kg qumesht
1 gote e vogel me sheqer
2 luge gjelle niseshte
Pak vanilje
Kanelle per sperkatje ne fund

Zihet orizi shume derisa te hapet kokra , hiqet nga zjarri, hidhet qumshti dhe sheqeri si dhe 2 luge niseshte e vanilja. Trazohet masa jashte zjarrit e me pas vendoset serish ne zjarr e trazohet derisa te lidhet e trashet. Hidhet ne kupa ose tasa dhe sperkatet me kanelle.

Ju befte mire ! Gezuar Pashket!