Sot urojme per ditelindjen mikun Jani Konini, menaxherin e lokaleve me emer ne Gjirokaster e Sarande

Sot urojme per ditelindjen menaxherin e famshem te restoranteve te jugut te Shqiperise.

Jani Konini ta gezosh ditelindjen bashke me familjen, me shendet e lumturi festofsh dhe 100 vjetorin.

Jani eshte kamarieri me kategori te shtate i Turizmit te Gjirokastres qe sherbente me qytetari dhe kulture te larte.

Ai u rrit profesionalisht kur nisi te menaxhoje dhe sherbeje ne restorantet me te mira te Gjirokastres dhe Jugut te vendit.

Mbaroi ekonomikun e larte dhe dijet i bashkoi me praktiken ne menazhimin me sukses te aktivitetit ne disa restorante te sherbimit te larte vecanerisht pas vitit 1990.

Pervecse ne Turizmin e Gjirokastres ai u dallua edhe ne Sarande ku e ngriti punen e nje prej lokaleve me te frekuentuara dhe e mbajti per nje kohe te gjate saqe ‘u harrua fare’ ne Gjirokaster.

Kush ka patur fatin te kete qene mik me Janin ishte i ftuar special dhe me nje te ngritur doren kamarierit do e gostiste mikun me modelin pjate e pare, pjate e dyte, mish, embelsire ose sallate frutash. Sa qe kur drekonin gjetke klientet nuk i shihnin kaq shume pjata nje heresh.

Se fundmi Jani eshte i veçante per te improvizuar ne rastet kur kliente te caktuar meritonin sherbim extra, ku me e famshmja eshte Omeleta me te gjitha. “Do i hedhesh cdo lloj gjeje te mire qe ke ne kuzhine…” I tha Jani kamarierit dhe omeleten mezi e nxinte pjata.

Ka patur edhe nga ata qe nuk dinin gatim tjeter por donin vetem mish, dhe ngandonje here hanin gjith mishin… Heren tjeter Jani ua mbushte mendjen klienteve Vip me shprehjen: “ç’e do mishin!” dhe i reklamonte mbrekullite qe mund t’i sajonte edhe vete ne kuzhine kur s’kishte as kuzhinierin.

Edhe nje here i urojme Janit gezuar ditelindjen me urimin: e presim qe se shpejti nga Berlini i larget te vije ne Gjirokaster.