Si te pergatisim koncentrat perimesh ne shtepite tona!

Koncentratet e perimeve jane ata qe u japin shume shije gatimeve dhe supave qe pergatisim, por sipas studimeve perberesit e tyre jane te dyshimte dhe perbehen nga nje sasi e madhe kripe.

Prandaj, e mira eshte ti pergatisim ato ne shtepite tona, vetem me perime dhe aroma natyrale. Githashtu koncentratet e bere ne shtepi jane me te shijshem dhe te pershtatshem edhe per persona me intoleranca te ndyshme.

Perberesit qe do te na nevojiten

150gr selino
100gr karota
100gr qepe
1100gr domate
100gr kungulleshka
1 thelpi hudher
1 tufe majdanoz
250gr kripe
1 luge gjelle vaj ulliri

Pergatitja
1. Lajme te gjitha perimet, presim karotat, qepen, hudhren dhe i grijme imet
2. Me pas grijme selinon, majdanozin
3. Kungujt dhe domatet i presim ne copa te vogla
4. Te gjitha perimet i shtojme ne nje ene dhe u hedhim edhe vaj edhe kripe
5.Pa shtuar uje i ziejme per nje ore e gjysem
6. Pas kesaj kohe i frulojme ne nje mikser
7. Deri sa te trashet perzierja e leme ne zjarr
8. Masen e kullojme ne nje site per ti hequr ujin e tepert
9. Ne fund te gjithen e leme per gjysme dite ne nje kavanoz qe perimet te humbasin akoma uji

Nese duam ti japim forma katrore e hedhim masen e perftuar ne nje mbajtese akulli.
Kujdes! Suprat dhe gjellerat me keto koncentrate kerkojne pak ose aspak kripe!