Shijoni Gliko me Ftua dhe Gliko me Qershi nga Amvisa Gjirokastrite Drita Maliko

Shijoni Gliko me Ftua dhe Gliko me Qershi nga Amvisa Gjirokastrite Drita Maliko

Siç ju kemi dhene fjalen, po percjellim ne faqe dy nga kater recetat qe na ka derguar amvisa gjirokastrite Drita Maliko. Recetat e tjera ne numrin e ardhshem.

Receta e pare

Gliko me Ftua

3 kg ftonj lahen e priten ne copa copa pa e hequr lekuren.
Zihen, kullohen dhe ne lengun e perftuar hidhet 1kg sheqer.
Zihet derisa te trashet si mjalte.
Ne fund hidhet pak limontoz dhe nje tufe me gjethe barbarozi.
Lihet dhe pak ne zjarr dhe me pas hidhet ne ene .

Receta e dyte
Gliko me qershi

4 kg qershi lahen, hiqen bishtat dhe farat me nje cite ose gozhde.
Vendosen ne uje me gelqere per 2 ore qe te forcohen.
Me pas lahen mire dhe kullohen.
I vendosim ne tenxhere i hedhim 2kg e 250 gram sheqer dhe nje gote uje dhe i leme te ziejne.
Kur te lidhet lengu hidhet pak limontoz dhe nje tufe me gjethe barbarozi.
Lihet sa te lidhet lengu dhe me pas lihet te ftohet. Pasi eshte ftohur e hedhim ne ene.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com