Qofte shtepie me kos! Ja receta qe sapo shijuam te Restorant Odaja ne Pazar te Gjirokastres

Kete recete e pergatiti mbi bazen e tradites te gatimeve tradicionale karakteristike gjirokastrite kuzhinierja e njohur Haso Minga.

Kjo eshte receta e vecante qe vetem te Restorant Odaja ne Qafen e Pazarit te Gjirokastres e shijoni.

Pergatiten qoftet sic i beni ne shtepi. Ne gjysem kg mish vici hidhet dhe 100 gram mish derri qe qoftet te dalin te buta.

Pasi pergatitni qoftet bashkoni kosin me 2 thelpinj hudhra te shtypura me sallator te grire ne rende dhe mases se pergatitur i hidhet gjithashtu pak kripe dhe piper te bardhe.

Brenda mases se pergatitur hidhen qoftet te ngrohta. Per dekorim mbi to vendoset nje flete majdanos.

Ju befte mire!