Petullat e Mëngjesit -Ja si i përgatit Dhimitra Grekushi

Mirmengjes nga une Dhimitra Grekushi duke ju uruar nje jave të mbare!

Do ta fillojme kete dite te pare te javes duke ju rekomanduar te pergatisni petullat e mengjesit.

Perberesit:

Brum i ardhrur.

1.5 kg miell.

1-luge gjelle maja te njome buke

Krip dhe uje te ngrohte sa te mbaj dora.

Pergatitja:

Ne nje ene jo te vogel hedhim miellin .Hapim nje grope me dore ne mes te miellit dhe hedhim majane dhe kripen.

Marrim ujin e ngrohte e hedhim ne mes dhe i trazojme deri sa te shkrije majaja.

Pastaj vazhdojme perzierjen deri sa te behet brumi te behet si brumi i petullave por pak me i plote.

Brumin e leme qe te fryhet dhe pas kesaj ndezim soben dhe mbi te vendosim nje tigan te thelle ose nje tenxhere qe nuk ngjit dhe hedhim shume vaje deri sa vaji te nxehet fort.

Pastaj hedhim brumin me nje luge pak me te madhe se te gjelles I hedhim jo te ngjitura po te te ndara,pra veç e veç.

Presim te skuqen nga nje ane dhe i kthejme ne anen tjeter jo qe te  skuqen shume.

Keshtu vazhdojme deri sa të mbaroj brumi.

Petullat fryhen dhe ngajne si tullumba.

Mund ti hani me mjalte, me çokollate ose me djathe.

Ju uroj ti provoni dhe te me kujtoni!