Njihuni me receten e Jonida Hoxhes Tave kosi me mish qengji

Jonida Hoxha ka pergatitur Tave kosi me mish qengji dhe tregon receten me deshiren e mire qe te njihet dhe mesohet nga te gjithe:

-Mish qengji ose dhe mish tjetër
-Gjalpë
-3 lugë miell
-4 kokrra vezë
-kripë
-1 kg kos
-1 filxhan kafe oriz
Pasi kemi larë mishin dhe ka kulluar uji e kriposim dhe përmes një furçe me i lyejmë të gjitha copat me gjalpë, pastaj i vendosim në furrë që të piqen dhe më pas i shtojmë dhe pak ujë dhe i lëmë derisa të jetë pothuajse i zier.
Pasi është pjekur e heqim nga furra dhe përgatisim, lëngun që ka tepruar nga pjekja e ruajmë për “salcën”
Vendosim një tenxhere në zjarr dhe shkrijmë gjalpin, hedhim 3 lugë miell dhe e kavardisim derisa mielli të marrë ngjyrën e artë, pastaj shtojmë lëngun e mishit të cilin e kemi ruajtur nga pjekja dhe ujë shtesë n.qs ka nevojë rreth një gotë.
E trazojmë pa ndalesë që mos formohen korriza kur ka arritur në formën e salcës e heqim nga zjarri dhe e lemë të ftohet.
Në një tas të madh rrahim mirë vezët shtojmë kosin, kripë dhe salcën e miellit.
Marrim një tavë shtrojmë në mënyrë të njëtrajtëshme orizin (gjysëm i zier) copat e mishit dhe pjesa tjetër e përgatitur “salcën” i hedhim ca copa të vogla gjalpi sipër.
Futet përsëri në furrë të nxehtë deri sa të jetë pjekur.
Nese keni pyetje Jonida eshte e gatshme t`u pergjigjet!