Njihuni me Pastiçeret që Embëlsonin Gjirokastrën dhe Banorët nuk ankoheshin nga “Sheqeri”!

Eshte kolektivi punishtes i embelsirave dhe llokumeve qe me prodhimet e tyre embelsonin qytetin e Gjirokastres dhe banoret nuk ankoheshin nga “sheqeri’.

Kete nuk e themi kot se brezit te viteve 60 e larte u kujtohet mire, hanin sa donin, sa u dilnin nga “hundet” copat me pasta , kadaif,revani, pendispanje e trigona,aq te pelqyera e te preferuara ne lokale si tek Moska qe me pas mori emrin Tirana e me vone ne Turizem e poshte ne pasticerine e madhe ne 18 shtatori.

Te rriturit e rinia i pelqenin aq sa dhe femijet qe atje e kishin mendjen tek pastat dhe zarikot qe i gjenin ne dyqanet ne mes te pazarit, apo ne oborret e shkollave ku Geget shisnin lloi lloi galeta, torona, kokoshe me lafsh te kuqe  e zarikora me ngjyra , galeta,  kurabie e plote te tjera me stolira.

Prodhuesit e embelsirave per qytetin ishin pikerisht keta punonjes ne foto qe kane dale me rastin qe Leko Pesha pergjegjes i punishtes NILProdhime eshte shpallur stahanovist dhe me titullin Mjeshter nga Kuvendi Popullor i asaj kohe.

Na vjen keq e kjo na ndodh kur percjellim foto ne faqen tone per jeten dhe punen e njerezve te thjeshte nuk na kujtohen emrat e te gjitheve qe ato shume mire mund t`i plotesoni edhe ju ne komentet tuaja.

Ja Nexhip Boce qe me vone u be dhe pergjegjes i punishtes dhe  ulur mjeshtri Leko Pesha.

Njohim edhe Gjuzo Ajdinin qe gjeresisht per mjeshterine e saj ne prodhimin e embelsirave do te shkruajme nje here tjeter, ja Tefta Lazo, Muno Bebeçi etj.