Një recetë autentike e Selanikut

Sot ju ftojme te pergatisni nje recete autentike te qytetit te Selanikut.

Bejme fjale per Bogaçen.

Perberesit:

1 1/2 litra qumësht me yndyrë të plotë
2 1/2 gota sheqer kaf
1 gotë semola
1 lugë kafeje vanilje
Lekurën e grirë të një portokalli
4 vezë
150 gram gjalpë edhe pak sasi me tëpër për të ndarë petat
2 lugë gjelle kanellë për të hedhur nga sipër
2 lugë gjelle sheqer pluhur për të hedhur nga sipër
10 peta për bougaçen

PERGATITJA

:Ngroheni furren ne 180 grade.

Vendosni qumështin, sheqerin, semolën dhe vaniljen në një tenxhere dhe ngroheni derisa të ziejë.
Uleni tempëraturën dhe përzieni lehtë, derisa përzierja të trashet.
Hiqeni nga soba dhe vazhdoni të trazoni, pastaj shtoni gjalpin dhe vezët një nga një.
Shtoni lekurën e grirë e një portokalli.
Vendosni 5 peta mbi njëra-tjetrën, duke i lyer në mes me pak gjalpë, në një tepsi që keni shtruar letër kundrra zjarrit.
Me një shpatull, përhapni përzierjen tek petat, duke lënë hapësirë që ajo të paloset.
Mbuloni me 5 petat e mbetura, njëra mbi tjetrën me gjalpë në mes, siç betë më parë.
Palosini drejt qendrës, derisa ato të bashkohen.
Përhapni gjalpë në cepat e palosur të petave.
Piqeni në furrë të ngrohur në 180 gradë derisa petat të marrin ngjyrë të kuqërremtë
Lerëni të ftohet (jo shumë), hidhni nga sipër sheqer pluhur dhe janrlle.

PUNE TE MBARE!