Merreni te gjithe vitaminen A ne nje luge me kete gatim

Nje nga tavat tradicionale me te shijshme eshte tava me melci. Gjithashtu melcite permbajne vlere shume te larte te vitamines A. Prandaj nese keni mungese te kesaj vitamine, nese konsumoni pak melci e plotesoni mungesen e saj.
Ne te gjirokastraonline sonte e pergatitem kete tave prandaj menduam qe ta ndajme edhe me ju pergatitjen e saj.

Perberesit
330 gram melci te prere ne copa dhe te pastruar
400 gram qepe te prera te vogla
pure domate te fresketa, gati kater luge
dy luge gjelle miell te bardhe
nje hudher
piper i zi
kripe
spec i kuq i embel
3 gjethe dafine
nje filxhan kafe vaj ulliri

Pergatitja
Para se te fillojme me receten , melcite i hedhim per vetem 5 min ne uje te vaket, derisa te pastrohen. KUJDES:uji nuk duhet e jete duke u zier sepse melcive u iken gjithe vlera e tyre.
Vendosim tiganin ne zjarr dhe hedhim qepen duke e tiganisur, per gati dhjete min. Nese i veme kapakun qepa zbutet me shume. Pastaj i hedhim hudhren, tre deget e dafines dhe salcen e pergatitur me domatet e fresketa deri ne kater luge. Mbasi e leme per 5 min i shtojme melcite. I perziejme dhe me kapak i leme 5 min. Ne fund i shtojme dy luge me miell te bardhe sebashku me erzat dhe kripen. Duke i perziere shtojme nje gode me uje. Ne momentin qe merr valen e shtrojme ne furre te parangrohur. E pjekim gjithe masen ne 20 min ne temp 200 grade.
Shijojeni!