Mëngjes me Bukë me Vezë - Ja Variantet e Preferuara për Fëmijët e Ditëve të Sotme

Ku ka mëngjes më tradicional për fëmijët sesa përgatitja e bukëve me vezë.

Ato janë aq të shijshme e të shëndetshme nga duart e nënave që nxitojnë t’i përgatisin për të vegjëlit para se të shkojnë në shkollë, e që dikur lejoheshin t’i merrnin edhe me vete e t’i konsumonin në klasë.

Përgatitja e tyre është shumë e thjeshtë:

Shkurtimisht, vezët hidhen në një enë dhe nqs dëshironi mund t’i hidhni edhe pak qumësht. I rrahim mirë derisa të krijohet një masë e njëtrjtshme duke i shtuar dhe pak kripë.

Ndezim sobën dhe vendosim tiganin në të cilin shkrijmë pak gjalp ose vaj ulliri. Pasi e kemi prerë bukën në feta i fusim te ena që të lyhen nga të dyja anët me vezën e përgatitur më sipër dhe i vendosim në tigan. Sipas preferencave nuk i lëmë të skuqen shumë dhe i shërbejmë të ngrohta dhe me djath të bardhë.

Veza ka shume vlera ushqyese me proteina dhe permbajne pak kalori.

Por në ditët e sotme ju mund të kombinoni edhe variantet më poshtë per me te vegjlit me forma e perberes te ndryshem shtesë:

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com