Embëlsohuni me Tollumba, i bëni dot si ato të punishtes të Pazarit të Gjirokastrës?

Si ne kohen e Zogut dhe pas vitit `44 nga embelsirat e preferuara ne Gjirokaster kane qene tollumbat me arome , embelsi dhe shurup te vecante.

I pergatisnin privatet dhe i sherbenin ne tepsi dhe jashte dhe sa na kujtohet edhe geget e famshem , pasticeret shetites qe shkonin shkolle me shkolle.

This image has an empty alt attribute; its file name is tollumba.jpg

Tollumbat u shtuan ne sasi kur u hapen punishtet e shtetit, njera ne Pazar e me pas edhe ne zonen qe u quajt industriale, punishte me kapacitet te larte embelsirash, per llokume, bakllave, revani,kadaif, pasta, tollumba etj.

Per receten e pare s`kemi ndonje te dhene per perberesit e menyren e pergatitjes se tollumbave, kush e di e ka punuar le te tregoje, po meqe jemi ne diten e pare te dhjetorit te ketij viti, na shkoi mendja per to, thame te hidhnim kete RECETE te ” vjedhur” ne internet, per ta patur si baze per pergatitjen e tyre:

E para, ne nje tenxhere pergatitet sherbeti, me 2 gota uje dhe dy gota sheqer.

E vini ne zjarr, shtrydhni gjysem limon mbasi te behet sherbeti.

E dyta, pergatitni brumin. Ne nje tenxhere hidhni nje gote uje, dy filxhan kafe vaj, e vini ne zjarr te veloje, jidhni dhe pak kripe.

Pas velimit shtoni 300gr miell e trazoni me nje lug druri sa te perfitohet brumi. E vendosni ne zjarr dhe trazojeni sa te ndahet nga ena.

E treta, e lini 5 minuta te ftohet pak dhe hedheni ne rafsen e tortave, hidhni 4 veze nje nga nje duke i rafur sa te perfitohet nje brum homogjene qe hidheni ne qesen e pasticerise duke e shtyre me dore, i prisni me gershere dhe i hidhni ne vaj te nxehte.

Mbasi skuqen i hedhim ne sherbet ku eshte ftohur dhe lem 5′ dhe i vendosim ne nje tave.

Ja kjo eshte menyra e pergatitjes! Provoni dhe do shijoni tollumbat!

Muaj te embel, te mbare!