Ky qumështor i hapur nga lart, si quhet në Gjirokastër?!

Ju njohim sot me nje recete qe na ka derguar gjirokastritia Kozeta Içi, byrek me qumesht.

Ja menyra e pergatitjes:

Gjysem kg miell e bej brumë,dhe hap deri 8 petë.
Pastaj bëj mbushjen me 1liter qumësht,e ve të ziej dhe pastaj hedh 7 luge miell që e tres në ujë dhe hedh në momentin qe zien qumështi brënda,

E trazoj fort të bëhet një krem homogjen dhe hedh dhe sheqerin 10 lugë gjellë,pak vanilje për erë dhe kanellë pluhur.

E lë të vaket,para se të hedh vezët te kremi.

hedh 3 vezë të rrahura dhe e nakatos forte.

E le të ftohet kremi.

Marr tepsinë rrumbullake sa fura e kuzhinës, shtrij petet duke i sperkatur me vaj dhe mbi to kremin e pergatitur.

Mbledh anët e tepsisë dhe e pjek në furrë sa të marrin një ngjyrë karamele deri një orë.

Byreku eshte gati.Oreks te mire!

Ky qumështor i hapur nga lart si quhet në Gjirokastër?