Kulaç me vaj ulliri dhe...përvishni mëngët!

Mengjesi erdhi dhe femijet duhet te ushqehen. Sot furra e bukes e lagjes kishte nje shenim:Hapet ne oren 10. Atehere c`duhet te beni, te prisni qe te kaloje mengjesi e pastaj te thoni, afroi dreka?

Beni shpejt e shpejt gati miellin,vajin e ullirit dhe futjuni punes!

Edhe amvisa qe nuk ka bere nje dite ne jete nje kulaç le ta provoje. Behet shpejt dhe eshte shume i shijshem, mbase nuk do kete aromen e kulacit ne hi, po prap i pelqyeshm, dhe jo vetem per te “mbushur barkun’.

Le te fillojme:

Perberesit:
-4 gota me miell
-Gjysmë luge çaji me sheqer
-1 lugë çaji me sodë buke (ose maja të thatë)
-1 lugë gjelle me fryrës pjekjeje
-1 lugë çaji me kripë
-Gjysmë gote uji me vaj ulliri
-1 gotë e gjysmë uji me qumësht

Përgatitja:

Bashkohet mielli me sheqer, me soden e bukës, fryrësin e pjekjes dhe kripën, shtohet vaji i ullirit dhe përzihen.

Brumit i hidhet qumeshti dhe me pas punohet i sperkatur me pak miell deri sa te lidhet.

E vendosni ne nje tas te lyer me vaj ulliri, prisni me thike ne siperfaqe dhe ne furre do ta lini per afro 30 minuta.

Shtoni kete proces. Nxirreni nga furra dhe lyeni siperfaqen e kulaçit me vaj ulliri dhe ne furre do ta lini jo me shume se 15 minuta.
Pas pjekjes sherbehet i ftohte dhe ndahet ne copa , per 4-5 anetaret e familjes.
Ja sa e thjeshte ishte dhe per amvisat e reja, ato qe nuk kane bere kulaç ndonjehere.

Tani shijojeni, Kulaçi me vaj ulliri eshte shume i shijshem!