Komentoni ne vargjet e Violeta Muços bakllavane me 4o pete. A eshte nje " bombe e vertete"?!

Poezi per embelsiren me te preferuar te gjirokastriteve dhe shqiptareve…

Bakllavaja 40 pete
Kam me mote ..kam nje jete. .
Qe bej bakllava per mbret,
Hap pete per bakllava…
Me te embel kund nuk ka!


Bakllavaja 40 pete….
Nje per nje i hapa vete,
Se kur behet bakllavaja,
Te gjitheve na pushton sevdaja!
Bakllavane qe bej vete ..
Gjalp e arra per c’ do pete,
Nuk e bejme per c’ do feste,
Eshte bombe e vertete!!!
Me kujtohen ato vjet,
Kur e bente nje qytet…
Dhe nuk do ta harroj kurre,
Kur mbanim radhen ne furre!
Halla ime dere me dere..
Treste gjalpe e sheqere…
Bakkllavaja e saj me nam,
Nuk i gjendet me nishan!
Halle se c’ me mori malli,
Petet si karte cingari,
Kur hullonte porsi flutur..
Halla ime zemer bukur!!
S’ te harroj moj nikoqire,
Zonje e madhe plot me hire,
Goja te leshonte mjalte,
Buzen perhere me gas!
Halle peten e mesova,
Doren tende trashegova,
Me durim e dashuri,
I hap petet porsi ti!!!
O halla ime me derte,
Kurre s’ mbajte gje per vete,
Ja dhe gjithe njerezise…
Moj Ikone e Shqiperise!
Se ne zemren tende thelle…
Flinte brenga sa nje shpelle,
Por ti è mbaje perbrenda,
Fisnike te lindi nena!!
Nuk harrohen ato zonja,
Lindur ne vatanet tona,
Traditat si lane kurre,
I kane gdhendur dhe ne gure!!!!
Violeta Muco Anastasi
22 Dhjetor 2021
Padova I-rë