Kajota- njihuni me pataten e detit
Ne tregjet shqiptare ka filluar te shitet nje perime e re qe ngjan si nje dardhe, por ka shijen e kungullit. Kjo perime mban emrin Kajota, por ndryshe njihet edhe si perimja dardhë. Në treg e gjeni me emra si Patate Deti apo Kungull me Gjemba.
Por si ta pergatisim dhe ta servirim kete bime ne kuzhinen tone?
Kajotat mund të përdoren në sallata të ndryshme siç është ajo e lakrës.
Sallat me Kajota (Kungull me gjemba)
Sallatë për katër persona :
Perberesit:
2 kokrra kungull
1 qepë të kuqe
70-100 gr xhenxhefil(ginger)
gjysem kokrre molle jeshile
sallat jeshile
Për salcë: 3 lugë uthull
2 lugë sheqer
2 lugë vaj ulliri
1 lugë gjelle vaj susam
1 luge kafeje salcë soje
krip sipas deshires
Pergatitja:
Përziejme të gjithë përbërësit për salcën derisa te formohet nje mase kremoze.
Marim kungullin e pastrojme,i heqim lekuren dhe presim ne feta te holla.
Qepen e ndajme ne mes dhe e presim njesoj si kungulli.
Edhe me xhenxhefillin veprojme ne te njeten menyre.
Molles nuk ia heqim lekuren por e presim ashtu sic eshte ne feta te holla.
Te gjithe keto perberes bashke me sallaten i hedhim ne nje ene dhe i shtojme salcen qe kemi pergatitur e i perzijme te gjitha bashke.
Sallata eshte gati per tu servirur.
Ju befte mire!