Ju gjendet buke e ndenjur ne shtepi? Mos e hidhni. Ja receta se si te gatuani...

Nese ne shtepi ju gjendet buke e ndenjur, nuk keni perse ta hidhni ate poshte. Ne po iu japim nje recete te shkurter se si ta perdorni ate duke bere papare me djathe e cila shijon mrekullisht dhe eshte shume e perdorur ne gjirokaster.

Me poshte ju sjellim menyren e pergatitjes se saj.

Perberesit

1 copë djathë të bardhë
3 thelpi hudhra të grimcuara
4-5 feta bukë të ftohtë
3-4 lugë gjelle gjalpë
1 gotë ujë të nxehtë ose lëng mishi
pak nenexhik
Kripë, piper

Pergatitja e recetes

1. Në një tigan të thellë në zjarr mesatar, vendosni për të skuqur gjalpin.

2. Shtoni më pas bukën e ndarë në copa të vogla, duke e përzierë vazhdimisht për disa minuta.

3. Shtoni pak kripë dhe lëngun e mishit.

4. E lini në zjarr derisa buka të thithë gjithë lëngun.

5. Tani shtoni djathin e thërrmuar, hudhrat dhe nenexhikun e grirë imët.

6. Pasi i keni përzierë edhe njëherë të gjitha bashkë, e shërbeni të ngrohtë nëpër pjata duke i shtuar sipër pak gjalpë të skuqur paraprakisht.

Ju bëftë mirë!