Ja si te pergatisim nje recete per mbasdite me molle te pjekura

Na ka rastisur te gjitheve qe ndonjehere mollet na ngelen me shumice ne guzhine.
Kjo eshte nje recete e shijshme se si ti shijojme ndryshe ato.

Perberesit

5 mollë mesatare të prera përgjysmë
4 lugë gjelle gjalpë të shkrirë
gjysem filxhan me sheqer kaf
3 lugë gjelle miell
nje filxhan me tërshërë
nje lugë çaji me kanellë

Pergatitja e recetes

1. Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2. Me ndihmën e një luge, u hiqni mollëve pjesën e brendshme.

3. Në një tas mesatar kombinoni gjalpin, sheqerin, miellin, tërshërën dhe kanellën.

4. I përzieni mirë të gjitha bashkë.

5. Mbushni mollët me masën që sapo krijuat.

6. I fusni në furrë për 25-30 minuta.

Ju bëftë mirë!