Ja si e bejne buranine gjyshet gjirokastrite?

E verteta eshte qe ne familjet gjirokastrite darka mund te kaloje me “ c`te kete “ dhe ne pergjithesi, darkes nuk i kushtohet ndonje rendesi e madhe ne kuptimin e tryezes me gjelle te rena, fjala vjen me mish, se te ri rende, po preferohet kos , ndonje supe e ndonje gjelle e lehte.

Kjo tradite ka mbetur qe nga gatimet e gjysheve te para jot e sotmet qe edhe kane nga te gjitha se i gjejne dhe te gatshme ne supermarket.

Ato gjyshet e para darken e shkonin edhe me nje burani te lehte qe perberesit i hidhnin duke i pare me sy.
Duke pyetur mesuam si e gatuanin nga nje specialiste e gatimeve karakteristike te Gjirokastres.


Ja cfare ajo na tha:
“Perberesit mund t`i thom po gjyshet nuk kishin peshore dhe shume gjelle i benin me hamendje dhe kjo ishte eksperience gatimi .

Perberesit : spinaq ose lakera te egra ( vinin nga Lunxhi ) + frito te qepeve te njoma te prera si unaza dhe i shtypim me pak krype + kopro +mandanos .Lakrat priten.( ne nuk i zienim po vetem i prisnim trashe ) .Te gjitha keto trazohen dhe kur hidhen ne tenxhere hidhet edhe orizi po jo shume plus vaj dhe pak uje ( pak se leshojne uje lakrat ) Ne fillim zjarri i larte sa te filloje te marij vale ulet temperatura dhe te ziej avash .Gjithmone e shqeronim me kos.

Une ,gatuaj si ne shtepine tone po edhe te shtepite ku venim . Natyrisht e kam zgjeruar menyne dhe bej eksperiment edhe me ato qe lexoj apo shikoj.

Per keto foto me burani nga interneti shprehni mendimin tuaj si e gatuani dhe midis tyre nga e para tek e pesta thoni cila pjate eshte me burani gjirokastre per te shpallur dhe sa do te jene fitues.