Ja se si te pergatisim ne tave me qumesht mishin e qengjit

Kesaj kohes se vrenjtur me pak diell si keto dite i shkon nje recete e tille. Mishin e qengjit nuk jemi mesuar ta pjekim me qumesht, por kjo recete eshte mjaft e shijshme.

Perberesit
Mish qengji, qumesht, piper, hudher, kripe, gjalp

Pergatitja
Si fillim duhet te ziejme mishin e qengjit perreth nje ore, ne uje me kripe.
Pasi e kemi zier e vendosim ne nje tave, e lyejme me gjalp, i hedhim gjithe erezat , i shtojme ujin me te cilin e kemi ziere rreth nje gote dhe ne fund kater gota me qumesht.
Ne fund e pjekim ne furre perreth nje ore ne temperature 190 grad.
Shijojeni!