Ja se si te pergatisim Fokacen ne shtepine tone...

Fokace eshte nje bukë e sheshtë italiane e aromatizuar tradicionalisht me vaj ulliri dhe kripë dhe shpesh e servirur me rukola, qepë ose rikota. Per ta pergatitur eshte mjaft e thjeshte dhe do pak kohe dhe gjithashtu shume pak perberes te cilet gjenden ne shtepine e gjithsecilit.

Ne te gjirokastraonline me poshte po iu tregojme receten italiane te pergatitjes se saj.

Ju duhen:
Nje gode uje i vaket
Nje luge kripe
maja e thate
miell
vaj ulliri dy filxhan
rozmarine

Pergatitja e saj:
1. Ne nje tas mesatar hedhim nje gode me uje te vaket dhe e trazojme duke i hedhur dhe nje luge kripe ne te
2. Me pas hedhim nje luge maja te thate dhe i trazojme bashke duke i lene tete minuta ne qetesi
3. Ne nje tas tjeter hedhim pese luge miell, pak kripe dhe nje luge vaj ulliri.
4. Masen e ujit te vaket e trazojme me miellin duke punuar brumin
5. Ne nje ene hedhim nje filxhan vaj ulliri dhe brumin e perfituar e lyejme me vajin e ullirit.
6. E mbeshtjellim me nje leter plastike dhe e leme te pushoj ne vend te thate per nje ore
7. Nje tepsi mesatare e lyejme me pak vaj ulliri dhe e shtrojme brumin njetrajtesisht, siper i hedhim disa dege rozmarine sebashku me nje luge vaj ulliri.
8. E pjekim ne 200 grade per 40 min.

Ju befte mire!