Ja se si te bejme nje supe me makaronat Tortellini

Makaronat Tortellini jemi mesuar qe shpesh ti bejme me ragu dhe ti shijojme ashtu, por italianet ne recetat e tyre na mesuan qe mund ti bejme dhe supe. Ne te gjirokastraonline e provuam mbreme dhe nuk ngelem te zhgenjyer.
Me poshte po ndajme receten dhe me ju!

Perberesit qe ju duhen:
nje luge vaj ulliri
qepe e grire
salcice wudi pule
hudher
salce domate ose domate te grire
uje me vegeta pule te valuar me pare
piper
kripe
pak spinaq
makarona tortellini

Pergatitja e recetes
1. Ne nje tigan te larte hedhim vaj ulliri, mbasi mer valen e pare e kaurdisim me qepen e grire.
2. Pa u skuq shume qepa hedhim salcice wudi te prere ne copa, hudher te grire holle dhe domate.
3. Mbasi skuqen te gjitha, mbushim enen me ujin e valuar me vegeta pule te cilin e kemi pergatitur me pare.
4. Hedhim piper, kripe dhe disa flete spinaq.
5. Ne fund tortellinit sipas deshires dhe i ziejme sebashku per shum pak minuta.
6. Nese keni deshir, mund ta sherbeni ne pjaten tuaj me pak djath parmixhano siper.

Ju befte mire!