Hë mo, si e do pilafin, me lëng apo pa lëng?

Pilaf e makarona, fasule e thierza, supe me perime, mish me patate, me presh e spianq po dhe te tjera gatime ishin tradicionale te menyne e restoranteve te Qafes se Pazarit dhe mencat e ndermarrjeve te Gjirokastres.

Ne mengjes, vec paçes qe nuk mungonte, pelqehej pilafi, Te themi te verteten gatuhej me cilesi, sherbehej edhe me mish po me cmim qe te “vriste”. Thone, kush ka bere ushtrine, pilafi dhe makaronat e rrumbullakta te ushtrise shijonin shume edhe pse perveloheshin me vaj te “djegur”.

Shumica e gjirokastriteve, ata qe hanin ne pazar, kerkonin pilaf “shqeto” me pak leng mishi qe shijonte edhe me thermokla dhe fije fije mishi.

Po pse nga kamarieret pyetej gjithmone: Me se e do pilafin, me leng apo pa leng?

Dhe tjetra , pergjigjja ne shume raste: Merre me leng se mishi u mbarua! 

Sa ishte cmimi me e pa leng dhe shoqeruar me mish nuk na kujtohet, kush e di le ta thote.

Kujtoni dhe kush e gatuante me mire pilafin nese vertete ju ka lene shije te mire!