Fasulet e fundit të dimrit, i gatuani që të mos u venë dëm!

Keni akoma fasule nga te dimrit?..Kontrolloni dollapet dhe nese keni eshte mire t`i gatuani qe te mos u vene dem.

Bashke me pranveren fasulet e reja i kemi perpara se, pavaresisht nga virusi, mesa dime, nga fermeret punohet sidomos ne ato zona ku virusi nuk ka ” bere kembe” dhe kurre mos shkofte!

Ky eshte urimi tone. Kemi dite e muaj perpara, na duhen ushqime, perime, fruta, per neser e per pasneser por, sa te dalin fasulet e reja qe eshte ende shume shpejt, te shfrytezojme te vjetrat, dhe nje grusht te kene mbetur.

Le ti gatuajme, menyra e pergatitjes eshte shume e thjeshte dhe nuk kerkon shume kohe, keshtu na shkruan nje nga amvisat, lexuese e rregullt e rubrikes tone ” Kuzhina gjirokastrite”.

Eshte mire te ziejne ne tenxhere me presion, shkruan ajo, se zijne me shpejte , pasi ti lini nje darke te tere ne uje, proces qe nuk duhet harruar, se zbuten dhe fryhen, shtojne thone ne Gjirokaster e gjetke.

Ajo keshillon qe me mire te gatuhen ne bragac po hajde te gjesh te tille, se nuk jane mbajtur, vetem ndonje familje qe i ka patur merak kusite e vjetra.

Kush i ka lene ato nuk i ka marre me vete.Dihet. Iku koha te gatuash ne avli e ne kosht me dru te thata te mbledhura, shkarpa.

Prandaj te vazhdojme te gatuajme ne kushtet e shtepise.

Ja perberesit dhe menyra e gatimit:

Duhen 500 gr.fasule per 4-5 persona.

Lihen nje nate ne uje qe te zbuten, shplahen, hidhen ne tenxhere me presion shoqeruar me 6 gota ujë dhe përbërësit e tjerë; 1 deri 2 qepe, 1 thelp hudhër e madhe, 2 luge gjelle vaj, 1 spec i kuq dhe 1 spec jeshil, 1 karrotë, 2 domate të grira, kripë dhe 2 flete dafinë.

Ne zjarr fasulet ziejnë per 1 orë dhe me pas ulet temperatura per afro 20-30 minuta.

Pasi te kene zier shikoni per kripen se mos “ duan dhe nje cike” dhe, si te bindeni per masen e hedhur, sic jane, po jo te perveluara, i sherbeni ne pjate.

Mos harroni te hidhni nje luge a me pak vaj ulliri, rigon, pak piper te kuq ose te zi po kjo varet, sipas deshires.

Ju befshin shendet!