Gati Lakrori Po Ç`Emer t`i Vëmë?!-Mos Harroni Monedhen e Fatit!

Sot per dreke ju ftojme te pergatisni nje byreke pa emer se nuk kemi ndermend te veme ne sherr krahinat dhe qytetet e jugut qe e perdorin me shume.

Kjo ka nje arsye.

Ne krahinene e Zagorise i thone Lakrori i Zagorise, ndersa ne Permet quhet Mastiku i Permetit dhe diku tjeter lakror me mish koke e keshtu me radhe.

Ju lutemi te komentoni pa mburrela e pa hatere se kush e ben me mire e kush ndryshe e me shije qe ta lepiç sic thone plakat e Gjirokastres, po jo dhe fare goje mbyllura.

Po paraqesim perberesit e ketij byreku dhe nese mungon ndonje shtojeni e nese eshte ndonje e tepert hiqeni sipas njohjes qe keni dhe tradites.

Me urtesi sic e kerkon dhe situata meqe jemi ne shtepi dhe shume mire edhe te zini brumet, te holloni per te shijuar byrekun tuaj te shijshem.

Mos harroni monedhen edhe pse nuk jemi ne vit te ri per te na ndjekur te gjitheve ne keto dite fat i mire per te dale shendoshe e mire nga e keqja  qe kemi neper kembe e qe mendojme se luftohet edhe me gatime te shendetshme kur behen nga duart e nikoqireve.

Ja perberesit dhe menyra e pergatitjes se byrekut pa emer per 4 -5 veta :

Disa thela mish vici priten copa copa, nje filxhan me vaj, ulliri eshte me mire po dhe me vaj misri mund te perdoret, 2 kokrra qepe ,dy luge gjelle me gjalpe,3 gota uje miell,2 kokrra veze dhe kripe, po kujdes, me te kursyer.

Si veprohet me petet e dini vete dhe kujdes, mos harroni monedhen e fatit!Ju befte mire lakrori tone pa emer po shume i shijshem, se e kemi provuar me pare!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com