Fanuropita! E njihni kete embelsire te shijshme greke?

Fanuropita është një ëmbëlsirë e njohur greke. Ndryshe ai cilesohet edhe si keku qe behet pa veze.

Me poshte po iu tregojme si ta gatuani ate.

Perberesit
1 gotë vaj luledielli
1 gotë lëng portokalli
150 gram sheqer
1/4 lugë çaji sodë buke
1/2 lugë çaji kanellë
1/4 lugë çaji karafil
270 gram miell
1 filxhan arra
pak rrush të thatë
sheqer pluhur
pak kripë

Udhezimet e pergatitjes se recetes

1. Në një enë kombinoni vajin, lëngun e portokallit, sheqerin. I pëzieni mirë me një mikser.

2. Shtoni sodën e bukës, kanellën, karafilin, miellin, kripën. I përzieni mirë.

3. Në fund shtoni frutat e thata (pra arrat dhe rrushin e thatë).

4. Merrni një tavë dhe shtroni në të masën e fanuropitas.

5. E fusni në furrë për 45 minuta në temperaturë 180 gradë.

6. Pasi të jetë gati i shtoni sipër sheqerin pluhur.

Ju bëftë mirë!