I erdhi radha të gatuani edhe qollopitë! Si ju duket në Fotografi?

Per kete periudhe, karantina ne shtepi nuk i le pa pune grate, na shkruan Dhimitra Grekushi, qe tani eshte e njohur ne faqen tone per disa receta qe i ka shoqeruar edhe me foto.

Ede ajo si shume nga ju amvisa dhe fanse te rregullta te faqes tone na shkruan se ne shtepi ka plote pune per te bere po nje kohe ia kushton gatimit ne kuzhine.

Per sot ajo ka pergatitur nje qollopite. E quan qollopite sic behet ne Gjirokaster.

Nje percaktim i tille na ve ne mendime dhe per kete shtrojme pyetjen: Si quhet, me c`miell tjeter behet dhe a ndryshon nga njera tjetra krahine apo qytete te vendit?

Ne Gjirokaster pershembull, qollopita eshte njohur ne radhen e gatimeve me brume dhe shume e preferuar , e gatuanin dikur gjyshet nga te cilat dhe ju keni mesuar. Po ato c`eshte e verteta e gatuanin ne kushte te tjera e me miell qe bluanin ndoshta dhe ne mulli, e piqnin ne hirin dhe prushin e furres me dru qe, sic flitet, si qollopita dhe kulaçi piqen avash avash e shume te shijshme.

Megjithate nje nikoqire e mire qe respekton perberesit, menyren e pergatitjes dhe momentin e pjekjes, me siguri qe nxjerr nje qollopite qe te te shijoje qofte me djathe qofte dhe me ndonje produkt tjeter, fjala vjen me mjalt, me hallva, me marmalate fiku sipas gjendjes dhe deshires.

Tani ja perberesit dhe menyra e pergatitjes e percjelle ne faqe nga Dhimitra , bashke me disa foto te qollopites:

1 kg miell, nje luge gjelle maja buke, uje i vaket, kripe dhe djathe.

Marrim nje ene te thelle, hedhim miellin, kripen dhe majan ne uje e trazojme me nje luge (druri)deri sa te behet si brumi i petullave, e rrahim forte pastaj i hedhim djathin aq sa duam, pak vaj edhe dhjosmo po ju pelqen dhe e leme te fryhet.

Mbasi fryhet lyejme tepsin me vaj ose me gjalpe dhe masen e pergatitur e hedhim ne tepsi.

Mbi te hedhim djathe, vaj ose gjalp dhe e futim ne furre te ngrohet dhe sa te fryhet. E pjekim ne 180 grade.

Ju faleminderit shume!

Provojeni ta beni se jam e sigurt se do ju pelqeje !