E ka Gjirokastra ne tradite byrekun me fasule?!

Na shkruan nje amvise, ndjekese e rregullt e rubrikes tone Kuzhina Gjirokastrite.

” Nuk e di nese Gjirokastra e ka patur ne meny byrekun me fasule. U bera kaq dhe rritur ne shtepi te vjeter, deri afer moshes 20 vjec. Gatuanim fasule dhe dy here ne jave, po ne asnje rast nena ime nuk i perdorte per byrek. Edhe ne gjitoni nuk kisha degjuar te thoshnin sot bera byrek me fasule.Ashtu dhe ne furren e lagjes ne Manalat.

Pse i shkruaj keto radhe?

Ashtu kot me vajti dora ne nje faqe dhe gjeta ca thela me byrek me fasule pergatitur nga nje amvise gjirokastrite. Kjo per mua ishte e papritur se nuk di qe te jete tradite byreku me fasule ne Gjirokaster, po do jete ndonje recete e marre nga tradita e te tjereve ne gatim, fjala vjen, sa di, korcaret e pergatisin me cilesi po qe nuk e kam provuar.

Nje mendje me thoshte ta kopjoja byrekun me ato thelat qe, te them te drejten, ishin pjekur mire e do deshiroja ta shijoja, po ktheva mendje se nuk jam mesuar te futem pa leje ne faqen e te tjereve, po nese lexohen keto rrjeshta, mbase na vjen receta e ilustruar me foton, nderkohe ju ftoj te komentojme, e bejme ne gjirokastritet byrekun me fasule dhe nese po si dhe nese jo pse?