Dikur Rostiçeri "Kurveleshi", kujtime dhe gatime nga usta Jorgo Cile Muka

Rostiçeri “Kurveleshi” dhe usta Jorgo Cile Muka-shkruar nga Baçi Muka

Ne 1967 u mbyllen lokalet private se qene shfaqje te huaja te egzistences se prones private e Jorgua nga halli filloi pune edhe pse me koke keputur ne NTAN te lokal “Kurveleshi”.

Sa ngjitje kaderdhemin nga Sheshi i Çeços, perpjete mbi Qafen e Pazarit, ne te mengjer kur merrje per nga Kalaja, me di- tre shkalle, ngjiteshe te kjo rosticer, me di kate e nenshkalle, po qe katin e siperm radhe e perdornin.Se njerezit vjaseshin per punera e s’ jishin kohe te livadhisnin.

I zene si miu ne çark, verdallosej si biko i lavosur( derri i goditur me vare ne koke qe te trullosej para se ta therrnin)pasi ketu, tani çdo gje e kish me racion e krek e nuk bente si donte e si dinte vete te dyqani i tij. Nuk kishte mall e liri, qe me arke e fatura, me kontrollin punetor, me orar e menu te aprovuar nga zirat.

Ne banak kunati i tij Gore Xhillari, Hiqmet Lamkua, e Ismaili e kishin me racion birren e rakine.Ishin miq per koke, miq te familjes tone.

Ne kuzhine edhe pse qe pak nopran, gernjar punoi me Vait Lanin, Mihare Çarçanin, Frankon, Mersin Lanin, etj.

Gjithe burrat e Gjirokastres edhe Permetit e Tepelenes ati perplaseshin, s’ kishin nga t’ ja mbanin do rrekellenin ndonje gote pa do farmakosnin ndonje gje.

Tani i duhej te gatuante edhe gjellera: supera, paçara me koke, kembe a paça perzier me gabzere e zorre, pilaf, tasqebap, qofte nga te shtetit, melçira e birjane apo turlira. Kuzhina ishte e vogel, pa ajrosje, lavapjati gjepo – gjepo, frigoriferi ja thençin, vegla e paisje kot me koti. Po hajde vardha -vurdha shtije ta shtime. Tregin Ylli Lazua ish kamarier:

“Sosej rakia se qe me krek farmaku, ktheja me uzo, se birra me boca as behej fjale, vetem ajo me voza i mbante, po dhe ajo qe uje i kroit se helbete dhe e potisnin njeçike qe te farmakosnin per vete.”

Darkave mblidheshin burrat e Manalatit, Cfakes e Dunot e me gota para ja merrnin shtruar vençe. Lavo Erindi, Demo Çenkua, Xhipe Mezini, Skender Tushja, Xhevat Avdalli, Haseni e Daif Korja, etj burra, ja shkulnin po me ze te ulet se gati qene kalecet.Le qe Gjirokastriçia shtruar kendohet.
Kur isha mesues ne gjimnaz ne vitet 80 sa here qe merrnim 15 ditçin me koleget drejtor Luan Hoxhen, V. Kllapin, A. Tolin, Th.Koçin, E. Shkurten, L. Hasken, B.Toron, D. Koçiun,etj venim e na shtronte lart ne katin e dite, ku ngjiteshe ne 10-12 shkalle me lloga qe kercisnin sikur do thyheshin. Rakine e kishim me vete. Mezet na i stiste Babalja qe i respektonte koleget edhe nga une. Mirepo na polli belaja, na vajti emri ne Komitet te Partise e thirren Drejtorin : “Pse veni te Kurveleshi, c’ beni e ç’ thoni ati”. Kishin frike mos benim komplote, nuk ju pelqente harmonia e dashuria ne kolektiv intelektualesh. Trembeshin. E ne filluam te vemi fshehurazi si kusaret nje nga Bashteja e Teqese te kroi i Premtos e brenda, tjetri nga Qafa, e tjetri nga Vajguri te Kasapet, Papavangjelajt e keshtu vazhduam ca kohe.

Jorgua kishte frike nga Kontrolli Punetor se te cakosnin(kapnin si miu ne cak) e te denonin me pune korrektonjese, ne lopate edhe po te ishe difiçit se akuzoheshin per vjedhje po edhe kur ishe sufiçit( teper). Ç’ bente, mbante nje top me gjalp ne dollap se ai qe i shtrenjte e kur vinin cimedhenjte e verviste gjalpin ne nje vere te nje kanali me ujra qe qe mu ne mes te kuzhines. Kur qe manget i verviste duno( uje) superave e paçase e vardha jepu te denden mileti se kane ardhur nga fshati e i griu uria.E bente kete qe te rakordonte llogarite me arken e furnizimet. Te arka qe Fanjoja e shkurter, ose Patra( me nje dore) e u thoshte miqve sidomos shoferave te satave(autobuzeve) prisni nje bilete per Ballsh t’ ju vervit( hedh) deri ne Fier, po vuva ( pushoni)se na vakerrojne(shikojne) e na i kopanisin ne tole.

Lodhej nga timrat e qimirit te gurit qe punonin sobat ahere avujt e gjellerave qe mos u farmakosshin , ku kishte ajrosje. Qe mesuar me pasterti e rregull te Cile Muka. Po tani harroje mushke Valarene se… Veshtronte nga xhami Qafen e Pazarit dhe e kuptonte kur vinin te medhenjte po dhe ata dinte ti rregullonte.

Bangot(tavolinat) qene te larta, te rrije ne kembe jo ne karreklla, qe te vjaseshin njerezit te kallnin ndonje ghe shpejt e shpejt e o burra ne pune se i priste norma. S’ kishte kohe per qejf.
Nxirrte koken ndene sportel e u fliste kamarireve ej vert Ilia, bjeruni sholleve se na zuri lugati, vervitu nga nje thanuqe(raki) dhe verr se do kllasim dhe per gjocken(do hame per vehte)
U gatuante me vete banakiereve, kamarireve e ndihmsave. Blenin te Shehua a Haxheja e ushqimeve ndonje pako me riz e ua bente supe a pilaf. Kjo sa per te justifikuar se demek nuk hanin nga shteti.
Darkave vone pasi kishin mbyllur llogarite, me nje xhakete hedhur ne njerin krah, me kapelen shapke pak menjane,me Goren mirrnin udhen e shtepise te lodhur e merzitur te pa kenaqur nga 15 ditçi qe mezi krenin mojin(muajin).

Nga nostalgjia para 2 vjetesh u ngjita me kunatin, Janin, mikun tim ne Qafe te Pazarit. Do vemi te Kurveleshi i thaçe. Vame, tani qe lokal i Vrenjos, xhang – xhing. “S’ ka pune fare, vane ato kohera te xha Jorgos, ustait tim” na tha. Vervitem nga nje dhipllo( dopjo) me melçi, kujtuam ato kohera por te merzitur nga mungesa e jetes ne Qafe tr Pazarit u varrrem tateposhte.

Kujtuam sic shihet ne foto ku ne kete krah qe nje shtille e hekurt katrore ku ne maje qe artopalanti nga degjohej radioja. Njerezit tufa – tufa rrinin e molloiseshin( bisedonin) per jeten
Me pas Jorgon e zuri burokracia e duhej te levizte e shpune te restoranti afer hyrjes se Kubese se Xhamise, ku eshte tani Çocoli.

Kush nuk doli ne pazar ne ato vite e nuk u fut te Kurveleshi, e nuk morri me vete kujtimet e fjaleve te bukura e shijen e mire te gatimeve nga duart e Usta Jorgo Mukes.
Sa e sa kuzhinier, kamarier e banakier nuk mesoi ne ato vite pune me dashuri per njerezit e profesionin e trasheguar nga babai,Cile Muka me emer.