Cilat gatime kanë bërë “firo” në menynë e familjeve gjirokastrite?

Familjet gjirokastrite dallohen per nikoqirllek, pasterti dhe tradite ne gatim. Ja nje historik i shkurter:

Baze e ushqimit per cdo familje ka qene dhe mendojme se eshte edhe sot, mishi i viçit,mish i vogel,qengji e keci, me pak mishi i lopur dhe per kohen e sotme mishi i pules po nga halli jo nga malli, se eshte dhe me i lire.

Me pare, ne familjet e vjetra, dimer e behar nuk shuhej zjarri, tenxheret pa hequr dy apo tre here ne jave gatime me mish, me fasule, me perime e zarzavate te koshtit ose te pazarit qe binin ne bashte te Teqese fshatare nga Lunxhi dhe fshatrat e Kardhiqit, afer me qytetin, por dhe Libohova e Nepravishta e me pak Dropulli.

Petet ishin ne menyne e javes, hapeshin dhe dy here ne jave per byreqe me lakra, me oriz qe tani eshte harruar, qumeshtor apo lakror me pak e ne dite te shenuara familjare dhe fetare.

Per ushqimin ne pergjithesi familjet gjirokastrite nuk kane kursyer po e kane trajtuar ate me llogari, se dhe kohe te veshtira kane kaluar,si dhe ne krahinat.

Ne familjet gjirokastrite eshte gatuar mire po jo ne llojshmeri. Menya , dreka e darka ka qene e kufizuar, gatime me mish e pa mish, me luge sic thuhet dhe sot. Gatimet e huaja nuk njiheshin dhe pak nga ato jane futur tani.

Fasulet, thierzat, fasulet qore, orizi e makaronat, patatet, qepet e preshet, lakrat e egra, spinaqi kane mbetur dhe sot asortimentet baze per gatim.

Te pakten fasule nje here apo dhe dy here eshte gatuar, vecanerisht ne ato familje ku burrat venin ne pune te veshtira, ne ndertim, ne bujqesi apo me kazma sic thuhej.

Gatuhej nje gjelle per te gjithe shoqeruar edhe me ndonje supe te lehte me oriz te prere me nje veze me limon ose me toslejmoni.

Vend te mire ne radhen e gjelleve zinin edhe birjanet, te mbushura, te perziera me domate e speca, kunguj e paterxhane e te tjera qe kush i numeron.

Na kujtoni ndonje qe kemi harruar edhe pse liste nuk beme po nuk permendem dhe qifqite me te cilat mburremi dhe ne bote e qe, c`eshte e verteta, na kane “dale nga hundet”, nje e dy ne ekspozita e panaire sikur s`ka gatime te tjera, pavaresisht se ato jane te vjetra ne gatim dhe shume te shijshme, po duhen zbuluar dhe gatime te tjera.

Sa per embelsirat ne familjet gjirokastrite jane ato e ato qe kemi thene gjithmone, per dite te zakonshme sultjaci, hasudeja dhe hallva dhe per dite te mira, dasma e fejesa,bakllavaja, revania e pendispanja.Nese harruam ndonje e kujtoni!

Pas kesaj panorame shtrojme pyetjen:

Me kushtet e krijuara, sa perdoren gatimet qe permendem, cilat kane bere “firo” dhe cilat mund te shtohen ne menyne e mengjesit,drekes e darkes jo vetem ne familjet Gjirokastrite por dhe ne ato te krahinave dhe qyteteve te tjera?