Byreku me qumesht ka nje sekret qe na e dergon mikesha e Gjirokastra Online

Si e beni byrekun me qumesht?

Sipas gjyshes time, na shkruan nje fanese, byreku me qumesht, qe te dali i shijshem, duhet te nisi nga pergatitja e peteve, hollimi i tyre me petes, jo te gatshme nga supermarket. Pastaj fillon procesi i pergatitjes, pasi kemi shtruar ne tavoline qumeshtin, vezet dhe perberes te tjere.

Per 5 persona duhen:

– 4 pete, 2 poshte e dy larte.
– 750 ml qumësht
– 200 gr gjalpë
– 5 kokrra vezë
– Pak kripe

Me tretjen e gjalpit qe te marre pak ngjyre , ne nje ene hedhim vezet dhe i rrahim  e pastaj shtojme qumeshtin dhe pak kripe, tepsine e lyejme me gjalpin e tretur qe petet te mos ngjitin. Shtrojme peten e pare ne tepsi  dhe e sperkatim me gjalpe  dhe peten tjeter e coptojme mbi peten e pare dhe i lagim me qumeshtin e perzier me veze.

Kete proces e perserisim. Bejme dhe procesin e kullimit. Me shtfrimin e dy peteve te tjera  byreku eshte gati dhe futet ne furre ne temperature 250 grade.

Kjo eshte nje recete, pergatitja e se ciles eshte e thjeshte, po behet dhe ndryshe. Ju si e beni byrekun me qumesht?

Po pa pete pergatitet? Si e beni ju?